Kishte dalë për darkë me gruan! Vdes 36-vjeçari nga Kosova në Kanada, gruaja e tij në gjendje kritike. I biri “vë k
4 Korrik 2021, 18:44Nga DOSJA
KANADA- Kreshnik Cermjani, një 36-vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi u aksidentua teksa lëvizte me një motoçikletë bashkë me gruan e tij, Ermirën. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital.
Ngjarja ka ndodhur në Calgary të Kanadasë dhe siç bëjnë të ditur mediet kanadeze, çifti po kthehej nga një darkë për në shtëpinë e tyre. Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij kur mori vesh lajmin e ndarjes nga të të vëllait.
“Ai (djali i madh) ishte mjaft të afërt me babain. Ai pyeste se kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne,”- deklaroi ai, teksa po fliste për djalin e madh të vëllait.
Dy vëllezërit punonin në Kanadë si bojaxhi dhe ishin larguar nga Kosova rreth 15 vite më parë. Mediet tutje bëjnë me dije se i ndjeri kishte tre fëmijë në moshën 11, 14 dhe 16-vjeçare, të cilët do të merren në kujdestari nga vëllai i të ndjerit.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit Fier në lagjen “Konferenca e Pezes” pranë shkollës së muzikës. Mësohet se janë ...
Gjyqtari Gerd Hoxha i Gjykatës së Tiranës u konfirmua me shumicë votash në detyrë më 3 qershor 2021, ndërsa dy gjetjet e ONM-së mbi vendimarrjet e subjektit si ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, e cila tregon kanabisin e mbjellë në Shkodër. Krahas videos, Berisha ndan edhe denoncim...
GJIROKASTËR– Çdo verë është e njëjta pamje! Edhe kësaj here pikat kufitare me Greqinë, ajo e Kakavijës dhe e Kapshticës janë kthyer në një ...
Aktualitet 4 Korrik 2021, 15:07
TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar një tjetër aksion në rrugët e vendit, ku janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mj...
KORÇË–Një hektarë pisha e bimësi në zonën e Vithkuqit, në zonën e quajtur maja e Jankës, janë përfshirë nga flakët. Për më shumë se 3 ditësh ky zjar...