Art&Argëtim

Foto tronditëse/ I’u desh ta abortonin, prindërit mbajnë 1 javë në frigorifer foshnjën dhe më pas e mbollën në vazo

27 Maj 2019, 19:06 Nga DOSJA
Foto tronditëse/ I’u desh ta abortonin, prindërit mbajnë 1

Një çifti amerikan nga Missouri i është dashur të heqë dorë nga fëmija që po prisnin për shkak të problemeve shëndetësore. 40 vjeçarja Sharran Sutherland ka ndërprerë shtatzëninë në javën e saj të 14-të.

Çifti shpërndau në rrjetet sociale foto të fetusit ku dukej se ishte formuar totalisht dhe se nuk i mungonte asgjë për të mos u quajtur fëmijë. Por në SHBA një foshnjë nuk mund të cilësohet si e tillë nëse nuk i ka të paktën 20 javë në barkun e nënës.

Mjekët i thanë çiftit se fëmijën ose duhet ta hidhnin si një “mbetje mjekësore” ose përndryshe të kontaktonin me një agjenci funerale. Sharran dhe partneri i saj nuk lejuan që fetusi të hidhej, por kërkuan ndihmën e një drejtori funerali. Pas ndihmës së tij, ata e mbajtën ‘krijesën’ që peshonte 26 gram për një javë në frigorifer dhe më pas e mbollën në një vazo me lulebore në shtëpinë e tyre. Dhe sa here ajo do rritej do u kujtojë atyre fëmijën të cilën nuk arritën dot t’a sillnin në jetë.

 

 

Pavarësisht nga zemërimi, Sharran thotë se është “mirënjohëse” që e mori shansin për ta mbajtur fetusin në dorë para se t’i thoshte lamtumirë.

Ajo thotë se statusi ligjor si një fetus dhe jo një fëmijë e ka bërë atë që të mos ndjejë pikëllimin aq sa duhet për një fëmijë të humbur.

Sharran po i ndan fotot e fetusit për të treguar sa të formuara mund të jenë foshnjat në barkun e nënës edhe në një fazë kaq të hershme.

Burimi: The SUN

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim fetus prinderit mbjellin femijen ne vazo sharran sutherland fetus prinderit mbjellin femijen ne vazo sharran sutherland

Sondazh

Poll