Art&Argëtim

Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel, fizikanti hebre Murray Gell-Mann

27 Maj 2019, 12:07 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel, fizikanti hebre Murray Gell-Mann

NJU MEKSIKO-Fizikanti që fitoi çmimin Nobel në fizikë, Murray Gell-Mann, në zbulimin dhe klasifikimin e grimcave subatomike është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Nju Meksiko dhe vdekja u konfirmua nga Instituti Santa Fe, ku fizikanti mësoi për dekada të tëra.

Gell-Mann transformoi fizikën, duke krijuar një metodë për ndarjen e grimcave subatomike në tetë grupe të thjeshta, bazuar në karakteristikat elektrike. I konsideruar në mesin e fizikanëve më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, shkencëtari hebre hodhi teorinë në vitet 1960 se grimcat subatomike, protonet dhe neutronët, ishin të përbërë nga nën-njësitë e çiftëzuara që ai quajti quark.

Në 1969, Gell-Man u nderua me çmimin Nobel në fizikë për kontributet dhe zbulimet e tij në lidhje me klasifikimin e grimcave elementare dhe ndërveprimeve të tyre. Lindur dhe rritur në Nju Jork, Gell-Man u diplomua në fizikë nga Yale në vitin 1948 dhe doktoraturën e tij nga Universiteti i Teknologjisë në Massachusetts në vitin 1951.

Ai bashkë-themeloi Institutin Santa Fe për të studiuar sisteme komplekse.

Ai është babai i fëmijëve tre fëmijëve të tij, Nicholas Gell-Mann dhe Elizabeth Gell-Mann dhe Nicholas Southwick Levis.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fizikanti hebre instituti santa fe murray gell mann ndahet nga jeta fizikani fizikanti hebre instituti santa fe murray gell mann ndahet nga jeta fizikani

Sondazh

Poll