Bota

Presidenti çek bën deklaratën e fortë: Transgjinorët për mua janë të neveritshëm

29 Qershor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Presidenti çek bën deklaratën e fortë: Transgjinorët

ÇEKI-Presidenti i Çekisë Milos Zeman, është kritikuar, në një inetvistë televizive ai I ka konsideruar transgjinorët sit ë ‘nevertshëm’.

BBC raporton se presidentit çek po i përgjigjej një pyetje në lidhje me një ligj të diskutueshëm në Hungari që ndalon portretizimin apo promovimin e homoseksualitetit për moshat nën 18-vjeç. Ai tha se mund të kupronte homoseksualët por që transgjinorët janë të neveritshëm për të.

“Nëse i nënshtroheni një operacioni për ndryshimin e seksit, ju në thelb po kryeni një krim të vetë-dëmtimit. Unë mund të kuptoj homoseksualë, lesbike dhe kështu me radhë. A e dini se kë nuk i kuptoj fare? Transgjinorët … çdo operacion është një rrezik dhe këta transgjinorë për mua janë të neveritshëm.”-tha 76-vjeçari

Republika çeke është një nga vendet më liberale seksuale në ish bllokun komunist, megjithëse disa politikanë të saj kanë përdorur retorikë gjithnjë e më konservatore. Pushteti presidencial në vend është i kufizuar, por presidenti ka të drejtë të vërë veton për çdo projektligj të miratuar tashmë nga parlamenti, përveç projektligjeve kushtetuese.

(e.k.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota çeki milos zeman presidenti i çekisë çeki milos zeman presidenti i çekisë

Sondazh

Poll