Ekonomi

Ekonomia me lajme të mira! INSTAT nxjerr SHIFRAT: Në tremujorin e parë, rritje me 5.53%

29 Qershor 2021, 10:17 Nga DOSJA
Ekonomia me lajme të mira! INSTAT nxjerr SHIFRAT: Në tremujorin e

TIRANË– Ekonomia në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 5.53% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020. Sipas shifrave të publikuara në INSTAT, ndikimi më i madh është dhënë në Industri, Energji dhe Uji, ndërsa rënie është shënuar në sektorët e tregtisë, transporti, mbledhja e taksave dhe aktivitete profesionale.

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,49 %. Konsumi final i qeverisë u rrit me 5,16 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 21,11 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,66 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën
me 7,55 %,”-thuhet në shifrat e INSTAT.

Sipas komponentëve kryesorë të kërkesës agregate, ecurinë më pozitivë këtë tremujor e shfaqën sërish investimet, të lidhura sidomos me procesin e rindërtimit dhe aktivitetin e ndërtimit në përgjithësi.

Ekonomia shqiptare regjistron kështu të dytin tremujor radhazi me rritje pozitive, pas kishte kaluar pesë tremujorë në rënie, të shkaktuar kryesisht nga pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe të pandemisë që preku vendin në mars 2020.  Rritja e lartë është sigurisht edhe efekt i bazës së ulët krahasuese, sepse ekonomia vitin e kaluar pësoi rënien më të fortë në 23 vitet e fundit. 

Lexo të plotë këtu dokumentin

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia shqiptare instat ekonomia shqiptare instat

Sondazh

Poll

Ekonomi 29 Qershor 2021, 05:30

Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019, sipas raportit të fundit global të drog...