Fillon rritja e çmimeve të bulmetit nga 1 korriku, pasi shtrenjtohet plastika, energjia në tregun e liberalizuar dhe skemat e
Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.
Arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë nga rinovimi i kontratave në tregun e lirë.
Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni”, Sajmir Begaj tha për Monitor se tashmë kompania ka vendosur rritjen e çmimeve të produkteve të freskëta të bulmetit si qumësht, kos dhe djathë lope me 10% që nisin nga 1 korriku.
“Arsyet e rritjes së çmimeve janë kostot e larta të prodhimit për shkak të rritjes 10% të lëndës së plastikës dhe çmimit të energjisë pas vendimit për daljen në treg të lirë. Rritja e çmimit të plastikës ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet e huaja dhe nga furnizuesit rritja u lajmërua 3 muaj më parë. Shpenzimet vjetore të plastikës janë rreth 15 mln lekë në vit, ndërsa për energjinë elektrike janë mbi 15 mln lekë.
Për sa i përket çmimit të energjisë nga 1 korriku do të paguajmë 13,5 lekë/kw nga 9 lekë/kw që paguanim. Përfunduam kontratën 2 vjeçare për furnizimin në treg të lirë me çmim 9 lekë/kw dhe nga 1 korriku çmimi do të jetë 30% më i lartë. Aktualisht në verë ne konsumojmë 3 deri 4 mln lekë energji. Me këtë rritje çmimi do të paguajmë nga 900 mijë deri 1,2 mln lekë më shumë në muaj. Për këtë arsye çmimet e produkteve të freskëta, si qumësht, kos dhe djathi lopë do të rriten 8 deri 10%, pasi kostoja e prodhimit të tyre është e papërballueshme.”
Aktualisht me një rritje së produkteve të ambalazhimit nga Greqia dhe Italia po përballet edhe kompania tjetër e përpunimit të qumështit “Gjirofarm”. Administratori i kompanisë Nikolla Gjoni tha për Monitor se shtrenjtimi i lëndës së parë prodhuese të plastikës ka ardhur për shkak të fluksit të kërkesës pas hapjes së tregjeve. Z. Gjoni pohoi se kompania nuk do të ndryshojë çmimet e produkteve dhe kostot shtesë do të mbulohen prej saj.
“Aktualisht ka një rritje të lëndës së parë, edhe “Gjirofarm” po përballet me këtë problem, sidomos ambalazhet me të cilat ne furnizohemi nga Itali dhe Greqia. Rritja e çmimit të lëndëve të para ka ardhur më së shumti nga hapja e menjëhershme pas kufizimeve afatgjata në ekonominë globale, duke krijuar kërkesë të shtuar përballë mundësive të pakta të furnizueseve. “Gjirofarm” do të mbulojë vetë këto kosto shtesë dhe nuk do të rrisë çmimet, përderisa situata pandemike ende është prezente me gjithë efektet e saj negative për individët dhe bizneset.
Edhe çmimet e produkteve tona që eksportohen në SHBA, Macao (Kinë) dhe Kosovë nuk do reflektojnë rritjen e çmimit të lëndës së parë.
Shpresojmë që situata rritëse e çmimeve të lëndës së parë në tregun global të normalizohet se shpejti. Pritshmëritë tona të bazuara në analiza makro ekonomike të tregjeve, janë që rreth muajit tetor situata të normalizohet. Shpejt situata kërkesë -ofertë do të stabilizohet”, nënvizon administratori i kompanisë “Gjirofarm”.
Më herët përpunuesit e qumështit ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostove nga ndryshimet fiskale të TVSH-së që nisën zbatimin në 2019. Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019 është 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit është së paku trefish më e lartë (kompensimi është TVSH-ja e zbritshme për grumbulluesin e qumështit dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura e blerjes të qumështit nga fermeri).
Për këtë arsye, operatorët kryesorë të përpunimit të qumështit i kanë kërkuar Ministrisë së Financave ndryshimin e skemës. Në një letër dërguar disa muaj më parë, kompanitë e përpunimit të qumështit dhe dhomat e tregtisë propozuan që TVSH-ja, si për blerje edhe për shitje, të jetë e njëjtë në nivelet 6 ose 9%. Propozimi i tyre pritet të shqyrtohet me hartimin e buxhetit të ri në muajin tetor.
Marre nga MONITOR
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Puna në shtet! ‘Ëndrra’ e shqiptarëve, aplikimet arritën rekord në 2020
Dëshira e shqiptarëve për të punuar në shtet duket se ka arritur kulmin në vitin 2020. Pavarësisht se nga qeveria ka pasur disa herë deklarata për të dekurajuar...
Deklarimi i pasurisë: Sa peshojnë tre “shefat” e Kosovës, Kurti, Osmani e Konjufca
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjofca e kanë deklaruar pasurin e tyre.Sipas formuluarve që kanë d...
Gazetari: Natyra i ka dhuruar bukuri përrallore vendit tonë dhe Kosovës
PRIZREN- Gazetari Ahmet Zani ka bërë një shkrim për bukurinë natyrore të vendi tonë. Në shkrimin e tij Zani ka përshkruar një udhëtim që ka bërë në Parkun Kombë...
Borxhi publik del nga binarët, qeveria shkel ligjin e thyen rregullin fiskal, del edhe kundër FMN-së
Qeveria vendosi ta çojë borxhin publik këtë vit në 82.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëpërmjet një akti normativ që është depozituar në Kuvend, i ci...
Holanda mbetet investitori kryesor, “sjell” në Shqipëri 40 mln euro, rritet edhe Franca
Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri edhe për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holande...
Nga Lumi i Shalës te Ujëvara e Sotirës, destinacionet e preferuara për argëtimin nga shqiptarët
hqipëria ka një diversitet të lartë natyror brenda territorit të saj. Por, vetëm vitet e fundit vëmendja po orientohet përtej detit dhe kulinarisë dhe çd...
Flutura kineze bën kërdinë në Librazhd, shkakton dëme të mëdha në pyjet e Bushit
Flutura kineze (Cydalima perspectalis) po shkakton dëme të mëdha në pyjet e Bushit. Banorët ankohen se kjo flutur shkakton tharjen e plotë të bushit pasi ka aft...
Mos e lini pa vizituar! Syri i Sheganit, legjenda e perlës natyrore të fshehur buzë liqenit të Shkodrës
SHKODËR– Nuk keni ende një ide se ku të shkoni me pushime?! Do të njiheni me destinacionin që ende nuk është zbuluar nga turistët, një perlë e fshehur e ve...
‘Me sytë nga çatia’: Sfidat e restaurimit në shtëpitë muze të Beratit
Një gomar i ngarkuar me inerte zbret tatëpjetë në lagjen “Mangalem”, ndërsa burri që e drejton thotë se kjo është e disata rrugë që bën brenda ditës. Largimi i ...