Art&Argëtim

Shpresa, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare që u dashurua në internet me djalin e talentuar

27 Maj 2019, 08:23 Nga DOSJA
Shpresa, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare që u

SHBA– Ata njihen ndryshe si “Flora Cash” dhe bashkë këndojnë këngë indie pop. Vajza që prej vitesh jeton në suedi po ka origjinë kosovare u njoh me partnerin e saj ideal në internet. I bashkoi muzika dhe tashmë ata performojnë së bashku në turne të ndryshme botëtore.

Çifti i famshëm, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”rrëfyen jetën e tyre përsmes muzikës. Një pasion i veçantë që bashkoi dy zemra drejt suksesit, Shpresa dhe Cole Randell jetojnë prej vitesh në Stokholm ku interpretojnë në të gjithë botën.

Ata po organizojnë turneun e tretë në SHBA dhe duket se plot të tjerë do të vijnë në vazhdim. Flora Cash, kuptimin e të cilit çifti vendosën të mos e tregonin, kanë admirues nga e gjithë bota, por më së shumti shqiptarë, që për të cilën partneri i Shpresës ndihet mirënjohës.

“Është diçka vërtetë e bukur kur sheh këtë frymë të shqiptarëve që janë shumë të lidhur, që mbështesin njëri-tjetrin. Më duket shumë e bukur!”– është shprehur Cole Randell.

Madje një grup shqiptaro-amerikanësh kanë ardhur për të mbështetur me krenari, Shpresën që mban në vena gjakun shqiptar. Pas Dua Lipës, Bebe Rexhës, Rita Orës dhe Ava Max, një tjetër shqiptare po ecën drejt suksesit ndërkombëtar.
(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cole randell flora cash me origjinë shqiptare shpresa cole randell flora cash me origjinë shqiptare shpresa

Sondazh

Poll