Ekonomi

Zbulimi i SHELL në Berat, Balluku: I pari pas 30 vitesh, parashikohet nxjerrja e mijëra fuçive naftë në ditë

27 Maj 2019, 11:40 Nga DOSJA
Zbulimi i SHELL në Berat, Balluku: I pari pas 30 vitesh, parashikohet

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza, ka thënë se zbulimi i SHELL në Berat, është zbulimi i parë i një vendburimi nafte në 30 vitet e fundit.

Balluku gjithashtu ka shtuar se ky zbulim i hap rrugë, nxjerrjes së mijëra fuçive naftë në ditë.

Deklarata u bë pak ditë pasi SHELL dha lajmin se kishte zbuluar një vendburim nafte në bllokun 2 dhe 3 në zonën e Shpiragut në Berat.

Pjesë nga fjala e Belinda Ballukut:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas disa vitesh aktivitetit kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania Shell konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 zona e Shpiragut, Qarku Berat. Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë zbulimi i parë i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Në fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përmbush pritshmërinë Shell do të fillojë prodhimin, duke u bërë kështu një aktor i rëndësishëm akoma dhe më në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar për Shqipëri, në shkallë vendi është përafërsisht 18 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që nga ky pus potenciali parashikon të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e madhe të këtij zbulimi të ri. Për më tepër, ky zbulim do të ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë ashtu edhe shtetin shqiptar.

Çfarë është edhe më e rëndësishme, prodhimi nga ky pus do të stimulojë punësimin, do të rrisë furnizimin me naftë të rafinerive vendase, do të inkurajojë krijimin e ekonomive të shkallës në sektorin e doënstream dhe do të krijojë standarde më të larta të prodhimit në atë të sektorit upstream. Konfirmimi i këtij zbulimi të rëndësishëm të naftës së lehtë i hap rrugë investimeve të ardhshme në aktivitetet e kërkimit pasi është një tregues i pranisë së rezervave të pa eksploruara të hidrokarbureve deri më tash në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi belinda balluku nafte ne pusin shpirag 4 zbulimi i shell belinda balluku nafte ne pusin shpirag 4 zbulimi i shell

Sondazh

Poll