Ekonomi

Situata politike, reagojnë investitorët e huaj: Jemi të frustruar, gjeni zgjidhje, po na pengoni në biznes

24 Maj 2019, 09:47 Nga DOSJA
Situata politike, reagojnë investitorët e huaj: Jemi të

TIRANË- Investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri kanë lëshuar një deklaratë të fortë në një kohë kur vendi është përfshirë nga një krizë e thellë politike, pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Në reagimin e tyre, investitorët e huaj bëjnë me dije se po ndjekin me shqetësim situatën politike në vend, dhe se shumë prej tyre janë të frustruar pasi sipas tyre kjo klimë ndikon direkt në ekonominë shqiptare.

Investitorët i bëjnë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të gjejnë zgjidhje për këtë situatë.

Reagimi i plotë:

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe
Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ) po ndjekin me
shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë
shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.
Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik
dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i
biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe
Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund
ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend. 

Kjo deklaratë vjen 3 muaj pasi opozita është larguar nga parlamenti dhe ka djegur mandatet.

Situata politike është e tensionuar dhe opozita ka ftuar nesër qytetarët që t’i bashkohen në protestën e 6-të kombëtare.

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar me anë të tri letrave publike opozitën në dialog pa kushte, ndërsa presidenti Ilir Meta, tha sot se është gati që të shtyjë datën e zgjedhjeve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi investitoret e huaj klima e biznesit kriza politike investitoret e huaj klima e biznesit kriza politike

Sondazh

Poll