Ekonomi

Zbulimi i madh i SHELL për Shqipërinë: Në pusin Shpirag 4 në Berat ka naftë

24 Maj 2019, 12:46 Nga DOSJA
Zbulimi i madh i SHELL për Shqipërinë: Në pusin Shpirag 4

TIRANË- Kompania e kërkimit të naftës, “SHELL”, ka njoftuar përmes një deklarate për shtyp se në pusin Shpirag 4, në Berat, ka prurje nafte të lehtë.

Në deklaratën e SHELL, thuhet se Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fucive nafte në ditë.

Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Ndërkohë njoftimin e “SHELL” e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili i quajti rezervat e gjetura të naftës, lajm fantastik për ekonominë e vendit. 

DEKLARATA E PLOTË:

Testimet e para të Shell Upstream Albania B.V. (Shell) në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.

“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.”

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fucive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jo-operues.

Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Zbulimi i Shpiragut u konfirmua në vitin 2013 nga pusi Shpirag-2 i cili tregoi prezencën e një kolone nafte të lehtë në të paktën 800m në rezervuar.

Rezultatet e suksesshme të hapave të mëtejshëm të programit vlerësues do të cojnë në shpimin e më shumë puseve vlerësues, ndërtimin e një Sistemi Pilot Vlerësimi dhe potencialisht kalimin në zhvillim të plotë të shfrytëzimit, hap ky që do të varet nga një vendim përfundimtar investimi.

Shell u bë partner në projekt në vitin 2012 dhe tani zotëron 100% të interesave në bllokun 2-3 dhe do të marrë efektivisht 100% të të drejtave në Bllokun 4 përgjatë vitit 2019. Hapësira e përbashkët e Blokut 2-3 dhe Bllokut 4 është 4,084km2.

Brenda kësaj hapësire janë identifikuar burime të tjera të mëdha hidrokarbure, ende të pavlerësuara, por që sigurojnë mundësi për aktivitete të mëtejshme eksploruese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi berat kompania e naftes shell nafte ne pusin shpirag 4 berat kompania e naftes shell nafte ne pusin shpirag 4

Sondazh

Poll