Bota

Bilanci në Kosovë/ Shënohen 11 raste pozitive dhe 1 humbje jete nga Covid-19

26 Qershor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ Shënohen 11 raste pozitive dhe 1 humbje jete

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 658 sa janë testuar.

Është regjistruar 1 rast i vdekjes në 24 orët e fundit, teksa janë shëruar 6 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll