Art&Argëtim

Si në përralla/ Mariam Cani dhe Alban Skënderaj martohen në fshehtësi, ceremonia në ishullin e pabanuar (FOTO)

26 Maj 2019, 09:54 Nga DOSJA
Si në përralla/ Mariam Cani dhe Alban Skënderaj martohen në

Tiranë- Dy këngëtarët e famshëm shqiptarë, Alban Skëndersaj dhe Miriam Cani  janë kurorëzuar, totalisht në fshehtësi pas 12 vite lidhjeje.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë celebruar më 7 maj të këtij viti, larg njerëzve dhe zhurmave, në një ishull të pabanuar. Të veshur në të bardha, pranë plazhit ata i  kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.  Albani ka publikuar ditën e sotme disa foto nga kurorëzimi, ndërsa me anë të një dedikimi për Miriamin tregon se tashmë i kanë shkëmbyer unazat.

Foto nga ceremonia

Postimi Alban Skënderaj:

PO!
U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.
PO … deri sa vdekja te na ndaje!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ceremonia në ishullin e pabanuar foto nga dasma e miriam canit kurorëzohet alban skenderaj dhe miriam cani ceremonia në ishullin e pabanuar foto nga dasma e miriam canit kurorëzohet alban skenderaj dhe miriam cani

Sondazh

Poll