Ekonomi

Kardiokirurgu Ali Refatllari realizon me sukses një tjetër ndërhyrje të veçantë në zemër në QSUT

26 Qershor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Kardiokirurgu Ali Refatllari realizon me sukses një tjetër

TIRANE- Kardiokirurgu i njohur dhe duar artë, profesor doktor, Ali Refatllari ka realizuar me suksese një tjetër ndërhyrje të veçantë në zëmër në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Doktor Rafetllari është një ndër mjekët më të mirë që ka Shqipëria në rrafshin e kardiokirurgjisë dhe është ndër të parët që ka aplikuar në Shqipëri operacioni koronar bajpas. Javën që lamë pas, profesor doktor Raftellari ka bërë një ndërhyrje të suksesshme në zëmrën e një pacienteje rreth moshës 64 vjec.

Kjo e fundit prej 3 vitesh ka pasur probleme shëndetësore që i vinin si pasojë e funksionit të reduktuar të zemrës. Pacientja në fjalë me inicialet V.S gjatë gjithë kohës kishte ndjerë lodhje dhe plogështi të shoqëruara me probleme të frymëmarrjes dhe dhimbje në kraharor që i përgjigje pas kurrizit.

Por një ditë gjendja e pacientes u përkeqësua, e cila u dërgua me urgjencë në Urgjencën e Kardiokirurgjisë në QSUT për shkak se nuk mbushje dot me frymë dhe kishte dhimbje të forta në kraharor. Këtë rast e ndoqën fillimisht mjekët kardiologë në repartin e koronares, të cilët e futën pacienten për t’i aplikuar metodën e koronares, që mund të ishte edhe vendosja e stendave që në gjuhën popullore etiketohen si “Unaza”.

Mirëpo ishte e pamundur zhbllokimi i venave, pasi 90% e tyre ishte të bllokuar dhe shpresa e vetme ishte operacioni koronar bajpas. Këtë operacion e mori përsipër për ta kryer kardiokirurgu i njohur, Ali Reftllari me ekipin e tij, të cilët pas 5 orësh operacion të suksesshëm, arritën t’ia dalin, duke i dhënë një jetë të re pacientes V.S.

Kjo e fundit sot që flasim ka dalë nga spitali shëndoshë e mirë dhe po merr veten, duke përdorur recetat e mjekëve në kushte shtëpie.

Po kush është Kardiokirurgu i njohur dhe duar artë, profesor doktor, Ali Refatllari?

Prof. Dr. Ali REFATLLARI prej Marsit 2014 deri në Qershor 2015 ka qenë Rektori i Universitetit  të Mjekësisë.

Z. Refatllari është një ndër kardiokirurgët më të njohur, i cili ka shpëtuar me qindra jetë njerëzish dhe gjatë kohës që ka qenë kë krye të Rektor në UM, udhëhoqi Universitetin e sapokrijuar dhe kontribuoi në zhvillimin dhe njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të këtij Universiteti elitar.

Suksese, Respekte dhe mirënjohje pafund për Kardiokirurgu i njohur dhe duar artë, profesor doktor, Ali Refatllari!

Ndërkohë më poshtë po ju informojmë se çfarë është operacioni koronar bajpas?

Operacioni koronar bajpas është operacion i zemrës. Përdor enë gjaku që merren nga pjesë tjetër të trupit me qëllim që ta urëzojë ose të bëjë bajpas të pjesës së bllokuar ose të ngushtuar të arterieve koronare (të zemrës). Operacioni i ndihmon njerëzve, arteriet koronare të të cilëve janë ngushtuara ose janë bllokuara për shkak të materialit yndyror të ashtuquajtur pllakë. Bajpasi mundëson sasi më të madhe të rrjedhës së oksigjenit nëpër muskulin e zemrës.

Si bllokohen arteriet e zemrës?

Me kalimin e kohës, yndyrat, kolesteroli dhe substanca të tjera që depozitohen nëpër muret e arterieve formojnë pllaka. Kur vjen në shkëputje të pllakës formohet tromb, rrjedha e gjakut nëpër zemër është e bllokuar dhe mund të çojë në parehati në gjoks të ashtuquajtur anginë madje deri në sulm të zemrës.

Marrë nga Zeri i Qytetareve

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale ali refatllari bypass ne zemer ali refatllari bypass ne zemer

Sondazh

Poll