Aktualitet

Hapet linja e lëvizjes me traget Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas

26 Qershor 2021, 10:33 Nga DOSJA
Hapet linja e lëvizjes me traget Korfuz-Sarandë dhe anasjelltas

SARANDË– Duke nisur nga dita e sotme,  hapet linja e lëvizjes së udhëtarëve me traget në linjën Korfuz – Sarandë dhe anasjelltas Sarandë – Korfuz.

Lajmi është bërë publik nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes

Gjatë ditës së sotme, sipas pronarit të tragetit Sarandë – Korfuz, Andrea Qirjako do të informohen udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarandë – Korfuz.

Ditën e djeshme, Greqia ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit. Më 1 korrik priten masa të reja lehtësuese nga qeveria greke. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet linja korfuz-sarande hapet linja korfuz-sarande

Sondazh

Poll