Bota

Po kalonte mbi provincën e kokainës, atentat ndaj presidentit të Kolumbisë dhe ministrave të tij

26 Qershor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Po kalonte mbi provincën e kokainës, atentat ndaj presidentit të

KOLUMBI– Të shtënat me armë zjarri kanë goditur një helikopter që mbante presidentin e Kolumbisë ndërsa fluturonte afër kufirit me Venezuelën.

Presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e mbrojtjes, ministrin e brendshëm dhe guvernatorin e krahinës. Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident.

Sipas BBC, Duque denoncoi sulmin dhe tha se ai nuk ishte i frikësuar nga dhuna ose aktet e terrorizmit.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi. Forcat e sigurisë janë nën urdhra për të gjetur përgjegjësit, shtoi ai.”-tha ai në Twitter.

Ushtria e majtë Nacionalçlirimtare (ELN) vepron në rajonin Catatumbo, i cili përfshin kufirin Kolumbian-Venezuelë. E themeluar në 1964 për të luftuar kundër pabarazisë në shpërndarjen e tokës dhe pasurisë, ELN është grupi më i madh rebel i vendit dhe konsiderohet si një organizatë terroriste nga Kolumbia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Në fillim të këtij muaji ELN mohoi çdo përfshirje në një sulm me makinë bombë në një bazë ushtarake në Cúcuta. Sulmi plagosi 36 vetë, duke përfshirë dy këshilltarë ushtarakë amerikanë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota atentant ndaj presidentit kolumbian ivan duque atentant ndaj presidentit kolumbian ivan duque

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2021, 07:49

Europa ime: Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...