Bota

OKB i bën thirrje SHBA-së që të heqë embargon 61-vjeçare ndaj Kubës

26 Qershor 2021, 09:30 Nga DOSJA
OKB i bën thirrje SHBA-së që të heqë embargon

SHBA- Në takimin e mbajtur  të Mërkurën në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u miratua rezoluta e cila i bën thirrje SHBA-ve që të heqin embargon 61-vjeçare ndaj Kubës.

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar “kundër” në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina.

Sipas Reuters, me një mbështetje dërrmuese nga komuniteti ndërkombëtar, rezoluta është aprovuar që nga viti 1992 kur Asambleja e Përgjithshme filloi të votojë çdo vit për këtë çështje, me përjashtimin e vetëm të vitit 2020, për shkak të kufizimeve të vendosura nga pandemia e Covid-19.

Vota e Asamblesë mban peshë politike për sa i përket diplomacisë ndërkombëtare, vetëm Kongresi i ShBA-së mund të heqë embargon ekonomike, tregtare dhe financiare në fuqi për pesë dekada.

Ministri i Jashtëm kuban, Bruno Rodríguez Parrilla, i pranishëm gjatë votimit në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme, tha se bllokada ishte një “shkelje masive, flagrante dhe e papranueshme e të drejtave të njeriut të popullit Kuban”.

Diplomati tha se sanksionet e kanë bërë më të vështirë për vendin e tij për të blerë pajisjet mjekësore të nevojshme për zhvillimin e vaksinave COVID-19 si dhe pajisjet për prodhimin e ushqimit.

Ndërkohë, Koordinatori Politik për Misionin e SHBA, Rodney Hunter, tha gjatë votimit se sanksionet janë “një grup mjetesh në përpjekjen e gjerë të Uashingtonit drejt Kubës për të përparuar demokracinë, për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar popullin Kuban të ushtrojë liritë themelore”.

Ai nënvizoi se pavarësisht bllokimit, SHBA-ja njeh “sfidat e popullit kuban” dhe për këtë arsye, SHBA-ja ishte një furnizues i rëndësishëm i mallrave humanitare për Kubanët dhe një nga partnerët kryesorë tregtarë të Kubës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bruno rodríguez parrilla rodney hunter sanksionet e shba ndaj kubes bruno rodríguez parrilla rodney hunter sanksionet e shba ndaj kubes

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2021, 07:49

Europa ime: Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...