Bota

“Ngushëllimet e mia për familjen e George Floyd”, ish-oficeri i policisë flet pas dënimit me 22.5 vite burg

26 Qershor 2021, 07:59 Nga DOSJA
“Ngushëllimet e mia për familjen e George Floyd”,

SHBA- Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë i cili u shpall fajtor për vrasjen e George Floyd i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të ndjerit. Ish-oficeri i Minneapolisit i dënuar me 22.5 vite burg nga gjykatësi Peter Cahill dhe juria, tha se do të jepte edhe disa informacvione të tjera që janë me interes për “paqen e mendjes”.

“Për shkak të çështjeve ligjore, unë nuk jam në gjendje të jap një deklaratë të plotë zyrtare … Unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes Floyd, do të ketë disa informacione të tjera në të ardhmen që do të jenë me interes dhe shpresoj se këto do t’ju japin një paqe e mendjes.”-tha ai.

Këto ishin fjalët e vetme të ofruara nga Derek Chauvin gjatë dënimit të tij, pasi iu dha shansi për të folur nga gjykatësi Peter Cahill. Ishte e paqartë se çfarë “informacioni tjetër” mund të kishte referuar Chauvin.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota derek chauvin vrasja e george floyd derek chauvin vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2021, 07:49

Europa ime: Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej...