Art&Argëtim

Nuk i pëlqeu formulimi i pyetjes, Sharon Stone habit me deklaratën për Meryl Streep: Ajo është më e mira!

24 Qershor 2021, 14:45 Nga DOSJA
Nuk i pëlqeu formulimi i pyetjes, Sharon Stone habit me deklaratën

SHBA- Aktorja Sharon Stone ka ndarë mendimin e saj për Meryl Streep. CNN shkruan se deklarata e saj për aktoren  i ka çuditur të gjithë. Në një intervistë me faqen’ Zoomer’ Stone u pyet se si ndihej që “më në fund do punonte me Meryl Streep”. Aktorja 63-vjeçare nuk u ndje mirë nga formulimi i pyetjes dhe e ndërpreu gazetarin.

 “Më pëlqen mënyra se si e shprehni këtë, se unë më në fund arrita të punoj me Meryl Streep. Ju nuk thatë, Meryl më në fund filloi të punojë me Sharon Stone. Ose më në fund duhet të punojmë së bashku,“- tha fillimisht Stone.

Më pas aktorja ndan hapur mendimin se gratë vihen shpesh përballë njëra-tjetrës në Hollywood.

“Biznesi u krijua që të gjithë duhet ta kemi zili dhe ta admirojmë Merylin, sepse vetëm Meryl është më e mira. Dhe të gjithë duhet të garojnë kundër Meryl. Unë mendoj se Meryl është një grua dhe aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep. Ikonografia e Meryl Streep është pjesë e asaj që Hollywood-i bën me gratë,“- vazhdoi Stone.

Në fund të deklaratës Stone ka vazhdur të kapet përsëri me pyetjen e formuluar gabim nga gazetrari, duke i thënë se “të gjithë jemi të vendosur të mendojmë se vetëm Meryl është aq e mahnitshme saqë kur thoni emrin e saj, mendoni se duhet të ketë qenë e mahnitshme për mua të punoja me të.”

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz meryl streep sharon stone meryl streep sharon stone

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Qershor 2021, 05:04

DashiDashuria: Në dashuri ju nuk keni nevojë të fitoni betejat, por t’i sheshoni ato. Ju do të keni favorin e Venusit për disa çështje të zemrës. Beqarët...

Art&Argëtim 23 Qershor 2021, 20:59

Elton John i jep lamtumirën muzikës

NEW YORK- Elton John do të nisë turneun e tij përfundimtar në Citizens Bank Park më 15 korrik 2022. Mediat e huaja shkruajnë se ky do të jetë turneu i dedikuar ...