Art&Argëtim

Elton John i jep lamtumirën muzikës

23 Qershor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Elton John i jep lamtumirën muzikës

NEW YORK- Elton John do të nisë turneun e tij përfundimtar në Citizens Bank Park më 15 korrik 2022. Mediat e huaja shkruajnë se ky do të jetë turneu i dedikuar lamtumirës nga muzika.

Ylli i popit, Elton John ka njoftuar 30 data të reja për turneun e tij lamtumirës, i cili përfshin ndalesa në stadiume të mëdha të ShBA-së. Më pas, ai do të vizitojë Frankfurtin më 27 maj 2022 dhe do të bëjë disa ndalesa në të gjithë Evropën, duke përfshirë Milanon, Liverpoolin dhe Parisin.

John do të përfundojë udhëtimin në Amerikën e Veriut me dy shfaqje në ‘Dodger Stadium’ në Los Angeles më 19 dhe 20 nëntor 2022. Në vitin 2023 ai do të luajë në Zelandën e Re dhe Australi për t’i thënë lamtumirën muzikës. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elton john elton john

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Qershor 2021, 20:07

KUKËS- Mbrëmjet e maturës kanë filluar dhe mesa duket gjimnazitët janë në garë me njëri-tjetrin për të rënë sa më shumë në sy. Maturantët e Kukësit me para...