Sport

VIDEO / Spanja bën manita përball Sllovakisë dhe i mbyll gojën kritikëve

23 Qershor 2021, 17:18 Nga DOSJA
VIDEO / Spanja bën manita përball Sllovakisë dhe i mbyll

SPANJE – Martin Dubravka ishte heroi i Sllovakisë për disa minuta. Portieri i Newcastle ndali Spanjën të kalonte në avantazh nga penallti. Ai ndaloi sulmuesin Alvaro Morata i cili regjistroi penalltinë e pestë të humbur rradhazi si përfaqësuese, një rekrod negativ ky për “La Rojan”.
Megjithatë më pas portieri Dubravka zhgënjeu shokët e skuadrës me autogolin e shënuar.

Pasi topi u përplas në traversë, ai e devijoi topin si në volejboll drejt e në rrjetë. Komente të shumta kanë vërshuar në rrjetet sociale.
Spanja ka shënuar edhe golin e dytë, me mbrojtësin Aymeric Laporte të Manchester City. Sërish portieri Dubravka ishte protagonist me daljen e tij.

Spanja shënon edhe dy gola të tjera, udhëheq 4-0 ndaj Sllovakisë në Sevilla dhe kualifikimi në 16 kombëtaret më të mira të Euro 2020 është çështje e mbyllur.
Aksion shumë i bukur i ekipit të Luis Enrique në minutën e 56-të dhe finalizim i menjëhershëm i Pablo Sarabia, mesfushorit të PSG. “Pokeri” erdhi nga Ferran Torres i Manchester City (67′).

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 23 Qershor 2021, 15:32

Ku është sot heroi kombëtar i Portugalisë?!

PORTUGALI – E imagjiononi për një m,oment veten të jeni rezervë e skuadrës përfaqësuese dhe të të këtkojnë të futesh në kohën shtesë dhe në shtesën e shte...