Aktualitet

Nuk u regjistrua në kohë si banore e Cërrikut, KQZ skualifikon kandidaten e partisë së Patozit

26 Maj 2019, 13:11 Nga DOSJA
Nuk u regjistrua në kohë si banore e Cërrikut, KQZ skualifikon

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka pranuar të regjistrojë kandidaten e partisë Bindja Demokratike për Bashkinë Cërrik, Merita Xhika. Shkak për këtë është bërë mosregjistrimi në kohë si banore e Cërrikut, gjë që e ka përjashtuar atë nga gara.

““Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.2, të subjektit ‘Bindja Demokratike’ me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Cërrik, znj. Merita Xhika’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 46″, – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërsa ditën e nesërme KQZ, do të vendosë për ankimimin e Bindjes Demkratike, për mosregjistrimin nga KZAZ të kandidatëve për anëtarë Këshilli Bashkiak në Libohovë.

““Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.3, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Bindja Demokratike”.

Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 79, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 27.05.2019, ora 12:00″,- bëhet e ditur nga KQZ.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bindja demokratike cerrik kqz bindja demokratike cerrik kqz

Sondazh

Poll