Aktualitet

Librazhd/ Kultivonin kanabis në zonë të pyllëzuar, arrestohet një 18 vjeçar, një tjetër në kërkim

26 Maj 2019, 11:21 Nga DOSJA
Librazhd/ Kultivonin kanabis në zonë të pyllëzuar,

LIBRAZHD– Një 18-vjeçar është arrestuar sot nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kultivonin bimë narkotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Orenjë. I arrestuari është shtetasi me iniciale E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimi të policisë, bëhet me dije se u procedua në gjendje të lirë dhe kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi  P.I, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka sekuestruar rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Njoftimi i policisë Librazhd:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit si dhe  bazuar në informacionet e  marra në rrugë policore se në një zonë të pyllëzuar  në njësinë  Administrative Orenjë, Librazhd  dy shtetas kishin kultivuar fara kanabis në kubikë dhe po përgatiteshin për ti kultivuar në tokë,  shërbimet e Komisariatit Librazhd ushtruan kontroll, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve  u bë arrestimi i shtetasit E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë , si dhe u shpall në kërkim edhe një person  tjetër si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi  P.I, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Vijon puna intensive për kapjen e autorëve si dhe  dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje 18 vjeçar kanabis ne librazhd librazhd arrestohet nje 18 vjeçar kanabis ne librazhd librazhd

Sondazh

Poll