Aktualitet

Sharrojnë hekurat e dyerve, arratisen dy shqiptarë nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali (FOTO+EMRAT)

26 Maj 2019, 11:57 Nga DOSJA
Sharrojnë hekurat e dyerve, arratisen dy shqiptarë nga burgu i

Itali- Dy shqiptarë janë arratisur nga një burg në Itali. Mediat vendase raportojnë se dy shqiptarët, Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se shqiptarët kanë sharruar hekurat e burgut dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë.

Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por ende asnjë prej tyre nuk është arrestuar.

Theksojmë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie. Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi është akuzuar si pjesë e një bande që grabiste shtëpi në shtetin italian.

 

 

Burimi: Ilmessaggero

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik gega dy shqiptarët arratisen nga burgu ervis markja adriatik gega dy shqiptarët arratisen nga burgu ervis markja

Sondazh

Poll