Bota

23 Qershor 2021, 07:38 Nga DOSJA

KOSOVË- Banorët e fshatit Malishevë në Gjilan kanë filluar të bëjnë roje me njëri-tjetrin, natën për shkak të plaçkitjeve që ka ndodhur. Gazeta Ekspress shkruan se hajdutët përveç se po vjedhin shtëpitë natën, por edhe po frikësojnë banorët.

Pas disa vjedhjeve të ndodhura, banorët së bashku me njëri-tjetrin janë organizuar dhe bëjnë roje natën. Një nga banorët e fshatit Selatin Rashiti, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se vjedhjet në shtëpinë e tij arrijnë vlerën deri në 1500 euro.

“Vjedhja në shtëpinë time ka ndodhur para dy javësh. Jam dëmtuar në vlerë të parave dhe arit diku rreth 1500 euro. Në shtëpi nuk ka qenë askush. Vjedhja ka ndodhur rreth orës 22:00. kanë vjedhur 700 dollarë, 170 euro, unaza, dy zinxhirë, vath. Kjo është shqetësuese për fshatin sepse ka ndodhur 20 apo 30 thyerje,” tha ai.

Ndërkohë që kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj më lidhje me vjedhjet që janë kryer ka thënë se intervali kohor ku kanë ndodhur vjedhjet janë nga ora 21:00 deri në 23:00, duke shtuar se janë mobilizuar që të mbrojnë vendin e tyre. 

“Ne në polici i kemi të raportuara 13 raste të vjedhjeve, kurse tentime të vjedhjeve 20 apo 30 që kanë tentuar t’i thyejnë shtëpitë. Intervali kohor kur po ndodhin thyerjet është nga ora 21:00 deri në ora 23:00. Ne po traumatizohemi me zhvillimet në fshat. Dhe për këtë shkak ne jemi mobilizuar të mbrojmë secili pragun tonë”, tha kryetari i Komunës Malishevë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ragip begaj selatin rashiti vjedhje ne malisheve ragip begaj selatin rashiti vjedhje ne malisheve

Sondazh

Poll