Art&Argëtim

Ç’po ndodh mes tyre? Pas ndarjes me Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ‘kapet mat’ me ish-partneren e Ben Affleck

23 Qershor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Ç’po ndodh mes tyre? Pas ndarjes me Jennifer Lopez, Alex Rodriguez

SHBA– Teksa ende nuk kanë kaluar dy muaj nga ndarja me Jennifer Lopez, Alex Rodriguez është parë nën shoqërinë e ish-partneres së Ben Affleck, Lindsay Shookus.

Shookus dhe Ben Affleck, i cili tashmë është në një lidhje me Jennifer Lopez, qëndruan të lidhur nga viti 2017 deri në 2019.

Sipas “Page Six”, Rodriguez ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Shookus. Megjithatë, menaxheri i Rodriguez hodhi posht zërat për një romancë të mundshme, duke thënë se Shookus, e cila është 41 vjeç dhe 45-vjeçari, “kanë qenë miq për 15 vjet dhe nuk ka asgjë më shumë mes tyre.”

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan në Bahamas në mars 2019 pas dy vitesh që ishin lidhur. Shookus dhe Ben Affleck u ndanë në gusht të vitit 2018, megjithëse u panë bashkë në mars të vitit 2019 përpara se të ndaheshin përsëri në prill.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll