Art&Argëtim

U pa me tre femra në hotel, Tristan Thompson tradhëton sërish Khloe Kardashian, dyshja i japin fund lidhjes

23 Qershor 2021, 05:32 Nga DOSJA
U pa me tre femra në hotel, Tristan Thompson tradhëton sërish

SHBA– Khloe Kardashian dhe basketbollisti Tristan Thompson janë ndarë sërish bashkë. Vetëm pak kohë pas rikthimit në krahët e njëri-tjetrit, dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për shkak të një tjetër tradhëtie nga ana e Thompson.

E!News shkruan se Thompson është parë duke hyrë në ambientet e një dhome bashkë me 3 gra të panjohura gjatë një feste në Los Angeles dhe kjo ngjarje është raportuar tek Kardashian.

Media në fjalë shton se Thompson ka qenë i ftuar tek një festë që organizohej nga roja e sigurisë së Drake, që është edhe miku më i mirë i tij. Në atë festë janë parë edhe reperët Diddy, Swae Lee dhe Chris Brown.

Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, gjë e mjaftueshme për t’i dhënë fund lidhjes së tij me Khloe, me të cilën ka edhe një vajzë, 3 vjeçe, True.

Për herë të fundit dyshja u ndanë verën e shkuar dhe u bashkuan sërish në muajin tetor. Ndarjet e herëpashershme mes tyre janë bërë për shkak të tradhëtisë zsë Thompson, të cilat siç duket, basketbollisti s’po i ndal.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz khloe kardashian tristan thompson khloe kardashian tristan thompson

Sondazh

Poll