Art&Argëtim

Pozat, ngjyrat dhe skenografia, Xhensila Myrtezaj vjen me klipin e kopjuar nga Rihanna, komentuesit: Aspak origjinale

23 Qershor 2021, 07:11 Nga DOSJA
Pozat, ngjyrat dhe skenografia, Xhensila Myrtezaj vjen me klipin e kopjuar nga

TIRANË– Xhensila Myrtezaj erdhi këtë herë me një bashkëpunim me Lumi B me këngën “Prit Pak”, klipi i të cilës është një kopje e “Wild Thoughts” e yllit ndërkombëtar Rihanna, një prodhim i katër voteve më parë.

Ngjyrat, dhoma ku Xhensila Mytezaj zbulon hiret në shtrat, pozat para pasqyrës tregojnë mungesën e kreativitetit të klipit të ri të këngëtares shqiptare, e cila e solli 11 muaj pas këngës së fundit “Panorama”.

Edhe pse një periudhë relativisht e gjatë, bashkëshortja e aktorit të humorit Bes Kallaku nuk ka zgjedhur të vijëm e një prodhim original këtë verë, por siç duket ka ‘gërmuar’, në arkivat e Rihanna-s.

Fotot e mëposhtme tregojnë ngjashmëritë mes “Prit pak” dhe “Mendime të egra”.

Dhe për t’i vënë ‘kapakun’, kanë qenë vetë komentuesit ata që kanë lënë shënimet e tyre në “Youtube”, duke shkruar se u duket njësoj sikur të jenë duke parë klipin e Ririt.

“Cila pjes klipi ju kujton Rihanna – Wild thoughts?”- shkruan një prej tyre.

“Një skene eshte nji cik e marre nga Rihanna nga Wild Thoughts,”- shkruan një tjetër.

Mund ta bëni dhe vetë diferencën…

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rihanna xhensila myrtezaj rihanna xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll