Bota

Vrasja në Glyka Nera! Familja e 32-vjeçarit do kërkojë kujdestarinë e foshnjes, babai i pilotit: Kam humbur 2 fëmijë, vë

21 Qershor 2021, 06:58 Nga DOSJA
Vrasja në Glyka Nera! Familja e 32-vjeçarit do kërkojë

GREQI- Prova të reja janë zbuluar nga ngjarja që ka tronditur Greqinë rreth 40 ditë më parë, ku piloti mbyti në shtratin martesor bashkëshortën e tij, vetëm 20 vjeç. Mediat greke kanë postuar dëshmi dhe prova të reja në lidhje me krimin në familje.

Një foto e Babis Anagnostopulos, e shkrepur nga viktima Caroline Crouch, i cili po qëndronte pak orë para se të vriste gruan me të bijën ka hedhur dyshime në vërtetësinë  e rrëfimit të tij. Ndërkohë që një foto tjetër ka dalë, e cila mendohet se është e kutisë së lojës “Monopoly”, edhe ajo nxjerr zbuluar 32-vjeçarin dhe gënjeshtrat e tij.

Nga ana tjetër, familjarët e Anagnostopulos kanë kërkuar ditën e sotme kujdestarinë e foshnjës 11-muajshe të çiftit, Lidia, ku babai i pilotit është shprehur se edhe pse ka humbur dy fëmijë, vëmendja e tij është vetëm foshnja 11-muajshe. Fqinjët e çiftit gjithashtu kanë dalë në një deklaratë, ku kanë kërkur që të ndryshohet pllaka e varrit të Carolines.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll