Bota

“Mos u kthe”, Jeff Bezos përgatitet për udhëtimin në hapësirë, më shumë se 10 mijë njerëz firmosin peticionin

21 Qershor 2021, 05:24 Nga DOSJA
“Mos u kthe”, Jeff Bezos përgatitet për udhëtimin

SHBA– Më shumë se 10 mijë njerëz po firmosin një peticion që të mos lejohet kthimi i Jeff Bezos në tokë, pas udhëtimit në hapësirë që do të bëjë bashkë me të vëllanë.

Udhëtimi që kushton 28 miliardë dollarë ka sjellë një kauzë virale dhe firmosjen e këtij peticioni nga 1 mijë njerëz.

“Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online. Ai është në të vërtetë një perandor i lig, që dominon të gjithë globin. Ne e kemi ditur këtë për vite me rradhë. Jeff ka punuar me Epstein dhe Knights Templar, si dhe Masonët e Lirë, për të fituar kontrollin mbi të gjithë botën. Ndërkohë qeveria jonë qëndron në hije dhe e lejon këtë të ndodhë. Ky mund të jetë shansi ynë i fundit para se ata të mundësojnë mikroçipet 5G dhe të bëjnë një pushtim masiv,”- thuhet në peticion.

Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë ​​në fluturimin e parë me ekuipazh të anijes së tij raketore Neë Shepard, për 11 minuta. Bashkë me Bezos në fluturim do të jetë vëllai i tij më i ri, Mark, një ish-ekzekutiv reklamash dhe zjarrfikës vullnetar. Anëtari i tretë i ekuipazhit nuk është vendosur ende.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezos jeff bezos ne hapesire jeff bezos jeff bezos ne hapesire

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2021, 19:25

Izraeli, i shqetësuar për fitoren e Raisit

Izraeli tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë shqetësime të mëdha në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisit. Zëdhënësi i Minis...