Bota

‘Më tha ‘çfarë prindi je ti’/ Dhimbje koke për hetuesit grekë, zbulohet FOTOJA enigmatike e shkrepur nga Caroline pak

20 Qershor 2021, 14:01 Nga DOSJA
‘Më tha ‘çfarë prindi je ti’/ Dhimbje koke

ATHINË– Autori është gjetur, por rrethanat që çuan në vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i tij, piloti Babis Anagnostopulos janë ende të paqartal. Sipas mediave greke, në celularin e të resë është gjetur një foto, e cila hedh poshtë të gjithë versionin e treguar deri më tani nga piloti. Fotoja është shkrepur në 12 të natës dhe në të duket Babis Anagnostopulos ulur në divan duke mbajtur të bijën, Lydia-n në krahë.

Por në dëshminë e tij, piloti tregoi se në këtë moment, ai ishte zënë me 20-vjeçaren pasi për një moment vajza rrezikoi që t’iu binte nga duart. Por fotoja tregon të kundërtën; të dy po rrinin në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u kujdesur për foshnjën e tyre.

Babis u arrestua tre ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Lajmi kryesor/Vrau gruan në sy të fëmijës! Nuk ka asnjë person të tretë, policia greke konfirmon se piloti 32-vjeçar ishte ‘KOKA’ e gjithçkaje

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora caroline crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll