Bota

Momente paniku në Romë, policia qëllon 44-vjeçarin i cili kërcënonte kalimtarët me thikë

20 Qershor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Momente paniku në Romë, policia qëllon 44-vjeçarin i cili

ITALI– Në stacionin Termini në Romë, një burrë i armatosur me një thikë duke mbjellë panik te personat përreth. Agjentët e policisë u përpoqën ta ndalonin, madje qëlluan me armë në ajër.

Sipas mediave italiane, historia filloi falë raportimit të një punonjësi të stacionit te ushtarët dhe agjentët e Ushtrisë. Personi i armatosur u përzie në turmë dhe më pas u identifikua, ai është një qytetar 44-vjeçar nga Gana. Kur burri e kuptoi se po ndiqej nga policët, ai la një çantë shpine në tokë dhe nxori një thikë nga mënga e djathtë e xhupit të tij.

Gjatë ndjekjes në këmbë Ganezi i cili u hodh mbi një biçikletë dhe më pas shkoi drejt një oficeri të cilin e goditi por fatmirësisht nuk plagosi askënd. Në atë çast për ta ndaluar, një polic e qëlloi burrin në ijë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota plagosje ne rome sulm ne rome plagosje ne rome sulm ne rome

Sondazh

Poll