IMT-ja i shembi hotelin, dhunohet nga policia i riu në Lezhë, nuk i la të largonin çadrat, i ati: S’e di çfarë duan, gje
19 Qershor 2021, 13:19Nga DOSJA
LEZHË– Një person i identifikuar si Bledi Dushku është dhunuar në Lezhë dhe ka përfunduar në Urgjencën e spitalit të këtij qyteti. Mësohet se Dushku është përplasur me efektivët e policisë sot, për disa çadra që kishte vendosur në një zonë të bregdetit të Lezhës.
Dy ditë më parë, Dushkut iu shëmb hoteli nga IMT-ja në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”. Për të ruajtur gjërat me vlerë që i kishin mbretur nga hoteli që u shemb, Dushkut kishte vendosur disa çadra në zonën ranore.
Mirëpo, banorë të zonës kanë filmuar çadrat dhe kanë bërë denoncim në polici. Bazuar në këto denoncime, policia ka shkuar sot për të larguar çadrat e vendosura nga Dushkur, por janë përplasur më këtë të fundit. Si pasojë e dhunimit, i riu ka përfunduar në spital.
Këtë episod e ka miratuar dhe babai i Dushkut. Në një prononcim për FaxNeës, Avdyl Dushku është shprehur i shqetësuar për të birin.
“Djalin e ka dhunuar policia. Është me serum në spital. Jemi shumë në rregull me shtetin, nuk e kuptoj dhunën. Ngjarja ka ndodhur sot. Nuk e di çfarë kanë pasur. Gjendja e djalit tim nuk është e mirë,”- tregoi ai ndër të tjera.
Në lidhje me këtë ngjarje, nuk ka ende një sqarim nga vetë Policia e Lezhës.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Në një video të publikuar nga ‘JOQ’, shihen policët bashkiakë të cilët marrin nga treg...
SKOCI-Dy shqiptarë janë arrestuar në Skoci pasi janë kapur në një shtëpi ku kultivonin kanabis.Mediat raportojnë se Orges Rizaj 28-vjeç dhe Agustin Gremb...
DURRËS– Katër objekte janë shembur ditën e sotme në zonën e Kepit të Rodonit. Në vijim të operacionit “Bregdeti Ynë”, objektet pa leje u shembën. Ministri ...
TIRANË-OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme për shkak të punimeve që so të kryhen në disa zoant e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.Në...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane pasditen e djeshme në Parma ku gjatë patrullimit policia e Emilia Est ndaloi 35-vjeçarin i ësh...
TIRANË– Burime nga GJKKO bëjnë bëjnë me dije se arrestimi dhe hetimet ndaj Sali Hasës kanë lidhje dhe me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila pre...
FIER– Procesi i vaksinimit është shtrirë edhe te të burgosur. Ky proces ka nisur fillimisht në Burgun e Fierit.Deri më tani, janë vaksinuar 42 të dënuar, më sëm...