Aktualitet

35-vjeçari shqiptar arrestohet në flagrancë nga policia italiane për tregtim droge, tentoi ta derdhte përmbajtjen në makin

19 Qershor 2021, 11:04 Nga DOSJA
35-vjeçari shqiptar arrestohet në flagrancë nga policia

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane pasditen e djeshme në Parma ku gjatë patrullimit policia e Emilia Est ndaloi 35-vjeçarin i është banues në Colorno me një histori në trafikun e drogës.

Mediat italiane raportojnë se agjentët e sektorit Anti-Drogë vunë re një Mercedes Class A me dy individë që udhëtonin mespërmes Emilio Lepido. Menjëherë pasi i njohën të dy personat si të lidhur me trafikun e drogës, agjentët filluan t’i ndiqnin ata. Pranë një semafori sapo Mercedes ndaloi, agjentët e Anti-Drogës u afruan në këmbë dhe vunë re se pasagjeri po i jepte shoferit dy zarfe të bardha, ndërsa një zarf i tretë, identik me ato të saposhitur, po e mbante në duar. Pasi kuptuan që kishin të bënin me një shitje të drogës, policët ndërhynë menjëherë duke hapur dyert e makinës.

Në një përpjekje të kotë për të fshehur krimin, pasagjeri i makinës u përpoq të hiqte qafe paketën që ende kishte në dorë duke e derdhur përmbajtjen në tapetin e automjetit, afër këmbëve të tij.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur që të mos e lejonin ta hidhte plotësisht substancën me pluhur të bardhë, pjesërisht akoma brenda zarfit që ai ende mbante në duar. Substanca do të rezultonte më pas, nga analizat e kryera në Kabinetin e Policisë Shkencore, kokainë me një peshë totale prej 2.7 gram.

Në të njëjtën kohë, shoferi i makinës u dorëzoi policëve, dy letrat e mbështjellë që sapo i ishin dhënë, duke pranuar se ai sapo i kishte blerë ato nga individi që kishte marrë në makinën e tij, për përdorim personal. Edhe në ato mbështjellje u gjet kokainë me një peshë totale prej 9.2 gram.

Kërkimi gjithashtu bëri të mundur gjetjen, brenda xhepit të majtë të pantallonave të veshura nga trafikanti, shumën e parave prej 145 eurosh, siç përshkruhet në objekt, paratë e marra pak më parë për blerjen të substancës dhe rezultat i aktivitetit të paligjshëm tregtar.

Duke pasur parasysh natyrën flagrante të krimit, trafikanti u identifikua dhe u arrestua për trafik droge dhe siç u urdhërua nga Autoriteti Gjyqësor u kufizua në arrest shtëpiak.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 09:46

KORÇË-Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot, 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve...