Aktualitet

Operacioni “Bregdeti Ynë”, shemben 4 objekte pa leje në Kepin e Rodonit

19 Qershor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Operacioni “Bregdeti Ynë”, shemben 4 objekte pa leje në

DURRËS– Katër objekte janë shembur ditën e sotme në zonën e Kepit të Rodonit. Në vijim të operacionit “Bregdeti Ynë”, objektet pa leje u shembën. Ministri Bledi Çuçi bëri të ditur me anë të një njoftimi se në dy javët e para të operacionit janë shembur ndërtesa pa leje në Ksamil, Velipojë dhe në Shëngjin.


POSTIMI:

BregdetiYnë – IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë. Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndertime pa leje shembje te kepi i rodonit ndertime pa leje shembje te kepi i rodonit

Sondazh

Poll