Aktualitet

Përgjimet/ Prokurori i Sarandës paguhej nga një grup kriminal i trafikut të drogës, lëvizte me Audi 45 mijë euro

19 Qershor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Përgjimet/ Prokurori i Sarandës paguhej nga një grup kriminal i

TIRANË– Zbardhen të tjera detaje nga hetimi i SPAK që çoi në arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Sipas përgjimeve të gjata është zbuluar se Hasa është paguar nga një grup i trafikut të drogës, si dhe se se ka marrë para kundrejt pushimit të çështjes për një të arrestuar. Hasa dyshohet se gjithashtu se ka marrë rryshfet për pushimin e akuzës për ”plagosje të lehtë me dashje” ndaj Emiljano Miranit, përmes motrës së këtij të fundit Elsona Papa.

Prokurori Hasa është një nga anëtarët e akuzës që ende nuk është futur në procesin e vetingut, dhe jo më larg se në muajin mars ai do të hiqte dorë nga rritja në detyrë, përmes një shkrese që i kishte nisur KLP-së. Hasa sqaronte se ai hiqte dorë nga gara për pozicionin e kreut të prokurorisë së Sarandës, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore .

Më herët ka qenë një investigim i kryer nga Fax News, që tregonte se Hasa lëvizte me një mjet luksoz, me vlerë jo më pak se 45 mijë euro.

Hasa do të përballet me akuzën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

MEGA ARRESTIME/ Trukim ndeshje, DROGË dhe grup kriminal! I vihen prangat prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, oficerit, arbitrit të futbollit dhe zyrtarit të klubit ‘Përmeti’, mes tyre dhe nje grua

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sali hasa sali hasa

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 09:46

KORÇË-Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot, 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve...