Art&Argëtim

Sa kushton të bësh këngë me OTR? NAMI mes reperëve shqiptarë, zihen për bashkëpunimin me Noizyn: Pagove 100 mijë euro,

19 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
Sa kushton të bësh këngë me OTR? NAMI mes reperëve

KOSOVË– Reperi shqiptar nga Tetova, S4MM ka thënë gjatë një interviste se reperi shqiptar Genti, ka paguar 100 mijë euro për një bashkëpunim me Noizy-n, e që më pas përmendi edhe emrin e tij.

S4MM dhe GENT filluan përplasjet në rrjetin social “Instagram” duke publikuar fotografi të njëri-tjetrit dhe përgënjeshtruar deklaratat. Sipas S4MM, këto para Noizy ia mori Gentit për këngën vetëm në versionin audio dhe jo të publikuar me videoklip, e cila ka dy vite që është publikuar.

“Ti ke qenë gjithmonë fans i imi, a e mban mend ti në Hanover”, ka thënë Gent me një video.

“Meqë ra fjala 100 mijë euro ke pagu, 100 mijë dhe ende nuk je i famshëm, tani do të jesh i famshëm’’, iu drejtua S4MM.

Pasi deklaratat e S4MM u përhapen në rrjete sociale, ka reaguar Gent duke publikuar kontratën e bërë me Noizyn dhe OTR duke vërtetuar se ka paguar 23 mijë e 760 euro dhe jo 100 mijë euro.

Më pas ai ka publikuar edhe disa foto ku ofendon S4MM dhe e krahason me një kafshë, por se S4MM ka thënë se pjesën tjetër 80 mijë euro i ka paguar ‘cash’ dhe ka qenë prezent aty.  Noizy nuk ka reaguar ende për këtë çështje.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz genti noizy s4mm genti noizy s4mm

Sondazh

Poll