Art&Argëtim

Ngjarjet e rënda që kanë tronditur Greqinë, autorët e tre ngjarjeve kriminale që kërkonin drejtësi për viktimat e tyre,

18 Qershor 2021, 20:53 Nga DOSJA
Ngjarjet e rënda që kanë tronditur Greqinë, autorët e

GREQI- Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj ka trunditur të gjithë Greqinë. Fillimisht Babis Anagnostopulos e inskenoi vrasjen si një grabitje, por pas deklaratave të tij kontradiktore, policia zbuloi se piloti 32-vjeçar kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e këtij lloji në Greqi. Dosja.al sjell përmbledhjet e dy ngjarjeve të mëparshme të të njëjtës forme që kanë ndodhur në vendin fqinj.

Çështja Douri

Në vitin 1993 e gjithë Greqia u trondit nga vrasja dhe abuzumi i një 6-vjeçarit në Ermioni. Ai u gjet i vrarë, i dhunuar dhe i abuzuar seksualisht nga babai i tij. Në media, babai i 6-vjeçarit, Manolis Douris u shpreh i tronditur nga ngjarja, por në deklaratat kontradiktore që dha në polici, doli që kishte qenë po ai që kishte vrarë djalin e tij. Pas dënimit që mori, ai vari veten në burg.

Masakra e Agrinjos

Në nëntor të vitit 2006, në qytetin e Agrinjos u zbulua një krim i pesëfishtë. Pesë persona u gjetën të vrarë teksa shkuan për gjueti. Personi që i gjeti fillimisht të vrarët ishte një fermer, i cili në media bëri thirrje që autorët e ngjarjes të dënoheshin, si dhe të bëheshin shembull. Por deklaratat kontradiktore, zbuluan se fermeri në të vërtet ishte autori i ngjarjes së bashku me djalin e tij. Ata u dënuan me burgim të përjetshëm.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur babis anagnostopulos caroline crouch manolis douris babis anagnostopulos caroline crouch manolis douris

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Qershor 2021, 16:08

SHBA- Këngëtarja Jessie J hoqi dorë nga muzika pasi u diagnostikua me sëmundjen ‘Meinere, e cila shkakton humbjen e dëgjimit.Në postimin e fundit në Insta...