Aktualitet

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

19 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet

KORÇË– Policia e Korçës vijon operacionin e koduar “Perimetri”, duke arrestuar një tjetër shtetas, i cili është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë 28-vjeçari Erigelsi Topalli, banues në Stamboll të Turqisë, i cili iu kishte lekë 5 emigrantëve, duke iu premtuar se do t’i kalonte drejt vendeve të BE.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit shqiptar E. T., 28 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, këtë shtetas duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erigels topalli transportim emigrantesh erigels topalli transportim emigrantesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 09:46

KORÇË-Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se duke nisur nga sot, 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve...