Bota

SHBA izolon stafin e Ambasadës së saj në Kabul, shkaku mosrespektimi i rregullave të koronavirusit

18 Qershor 2021, 07:06 Nga DOSJA
SHBA izolon stafin e Ambasadës së saj në Kabul, shkaku

AFGANISTAN– Stafit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kabul iu kërkua të punojë nga shtëpia, për shkak të, siç u tha, “shpërthimit të madh” të koronavirusit, që vrau një punonjës lokal.

Ambasada, përmes një deklarate për media, tha se koronavirusi ka futur 114 punonjës në karantinë.

Mosrespektimi i politikave të misionit për koronavirus do të rezultojë me pasoja”, tha Ambasada.

Ajo po ashtu bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë të vaksinuar plotësisht.

Kufizimet do të jenë në fuqi derisa “zinxhiri i transmetimit të këputet”, tha Ambasada amerikane në Kabul.

Në muajin prill, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e stafit jothelbësor nga Afganistani, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës dhe kërcënimeve në Kabul.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne afganistan shba izolon ambasaden ne kabul koronavirusi ne afganistan shba izolon ambasaden ne kabul

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 05:57

GREQI– Zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 32-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos që akuzohet se ka vrarë gruan e tij Karolina 20 vjeç, ka bërë b...