Bota

‘Policia e kishte kuptuar që në momentin e parë që burri është vrasësi’/ Caroline u mbyt nga bashkëshorti, e

18 Qershor 2021, 06:45 Nga DOSJA
‘Policia e kishte kuptuar që në momentin e parë që

ATHINË– “Një shok oficer policie, në atë moment që hyri brenda në shtëpi, vuri re sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopulos dhe e mori fëmijën nga duarte tij,”-kështu tregon shefi i Policisë së Atikës. George Kalliakmanis në rrëfimin e tij për mediat greke ka treguar se vartësit e tij kishin dyshuar që në momentin e parë se piloti 32-vjeçar ishte vrasësi i Caroline Crouch.

Sipas Kalliakmanis, oficerët e policisë që hynë në shtëpinë e vrasjes në Glyka Nera në maj, i treguan se që në momentin e parë se kishin ndjenjën se autori i krimit ishte burri dhe sipas përvojës së tyre, përshtypjet e para shumë rrallë janë të gabuara.

“Policia pa një shtëpi që ishte shumë e” kërkuar”. Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Autori i vrasjes pyeti nëse Caroline ka vdekur? Pastaj tha disa fjalë dhe e mori fëmijën në krah. Rrobat nga dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje. A u tha piloti atyre që paratë ishin në kutinë e tryezës Monopoli, pse kërkuan prapë?”.

Kalliakmanis zbuloi se polici tjetër në atë moment pa sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopulos dhe ia mori fëmijën nga duart për ta mbrojtur nga i ati dhe më pas i kishte treguar një shoku se kishte një ndjesi që burri kishte kryer vrasjen.

“Ai po më thoshte çuditërisht, zgjidhi, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat nga duart e këmbët, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet vetë bashkë, pa qenë i lidhur vërtet”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2021, 05:57

GREQI– Zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 32-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos që akuzohet se ka vrarë gruan e tij Karolina 20 vjeç, ka bërë b...