Art&Argëtim

“Si ka mundësi, ke gjithçka?”Lori Hoxha lufton sërish me ankthin, u përgjigjet mosbesuesve në rrjet: Është vd

16 Qershor 2021, 21:02 Nga DOSJA
“Si ka mundësi, ke gjithçka?”Lori Hoxha lufton

TIRANË- Blogerja Lori Hoxha është sërish në luftë me ankthin. Teksa u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instastory, Hoxha ka zbuluar se pas më shumë se tetë muajsh, po lufton sërish me simptomat e ankthin dhe ndjen sikur i ka ardhur vdekja.

Në përgjigjet e saj, blogerja shkruan se ka të dridhura, dhimbje koke dhe lodhje ekstreme. Ndonjëherë, Hoxha shton se ndjen që nuk është prezentë, por i duket vetja si në ëndërr.

“Është vdekje apo është ankth”,- shkruan ajo.

“Ndjehem sikur nuk jam prezente, disi si në ëndërr. Kam dhimbje koke, lodhje ekstreme dhe nuk mund të përqëndrohem,”– shkruan Lori në një tjetër status.

Mirëpo shumë prej ndjekësve të saj, duke parë jetën e mirë që bën blogerja, kanë shfaqur mosbesim për këto probleme që ajo po kalon.

“Ti ke gjithçka, si ka mundësi që të zë ankthi, nuk të besoj,”- shkruajnë ata ndër të tjera.

Pa komplekse, Lori Hoxha shton se çantat e saj fatkeqësisht nuk ia kanë bërë të mundur që t’i largohet ankthi.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz lori hoxha lori hoxha vuan nga ankthi lori hoxha lori hoxha vuan nga ankthi

Sondazh

Poll