Art&Argëtim

Nuk komunikojnë bashkë? E vetmja ‘urë’ lidhëse midis dy vëllezërve William dhe Harry është Kate Middleton

16 Qershor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Nuk komunikojnë bashkë? E vetmja ‘urë’ lidhëse

BRITANI-Kate Middleton është cilësuar si ura lidhëse ndërmjet Princit Ëilliam dhe Princit Harry sipas burimeve mbretërore.

Në fillim të këtij muaji, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, pritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, dhe Harry i dërgoi kunatës së tij lajmin në vend t’ia jepte vëllait të tij drejtpërdrejt.

Pasi u bë publik lajmi për lindjen e foshnjës Lili, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të uruar Sussexes për anëtarin më të ri të familjes së tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”, shkruajtën Will dhe Kate në Instagram, duke e shoqëruar foton me një një foto bardh e zi të Harry dhe Meghan duke pozuar me djalin e tyre, Archie.

Po ashtu është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kate middleton meghan markle princi harry princi william kate middleton meghan markle princi harry princi william

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Qershor 2021, 18:37

TIRANË– Gazetarja Bieta Sulo dhe aktori i mirënjohur Çun Lajçi janë përlotur të dy. I ftuar në emisioni ‘Festë në 5’ aktori nga Kosova ka rrë...