Art&Argëtim

‘Ylli’ që la gjurmë dhe ndryshoi historinë e hip hop-it! Sot, 50 vite që nga lindja e legjendës Tupac Shakur

16 Qershor 2021, 15:43 Nga DOSJA
‘Ylli’ që la gjurmë dhe ndryshoi historinë e hip

SHBA– Reperi më me ndikim i të gjitha kohërave, Tupac Shakur, do të kishte mbushur sot 50 vjeç, nëse nuk do të kishte pasur fundin tragjik në 13 shtatorin e vitit 1996 në Las Vegas.

Edhe pse Tupac nuk jeton më, trashëgimia e tij artistike dhe madhështia e figurës së tij kanë mbetur të pandryshuara në historinë e Hip-Hopit dhe askush nuk ka dalë mbi ‘lartësinë’ e tij.

Që kur ishte adoleshent, Tupac e ka njohur jetën e rrugës, të cilën më vonë do ta sillte në vargjet e tij. I pajisur me një prirje të fortë artistike që nga ditët e shkollës, ai ra në sy falë pasionit të tij për teatrin dhe aktrimin, për poezitë e tij, eksperimentet e para që do të bëhen më vonë tekstet e këngëve të tij.

Reperi revolucionar Tupac, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite, madje me këngët e tij ai arriti të vetdijësoj popullin amerikan, në kërkimin e të drejtave të tyre, sidomos për komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Këngët e tij mbesin të veçanta për amerikanët dhe vazhdojnë të jenë tejet të dëgjuara e aktuale edhe ditëve të sotme.

Tupac u vra në vitin 1996, në Las Vegas, në një atentat ku u qëllua me disa plumba, e që më pas humbi jetën, ndëra autori nuk dihet ende e kësaj dite.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz tupac shakur tupac shakur

Sondazh

Poll