Art&Argëtim

2 gisht mjaltë/ Mamaqi zbulon shifrën marramendëse që kanë fituar nga shitja e biletave

25 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
2 gisht mjaltë/ Mamaqi zbulon shifrën marramendëse që

Tiranë- “2 gisht mjaltë” është filmi i fundit shqiptar me aktorët kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjata, i cili pati një promovim të madh.

Ai është një nga filmat ka pasur një shikueshmëri të lartë javët e fundit dhe theksojmë nuk kanë munguar edhe kritikat.  Qindra bileta janë shitur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër e ndërsa është parashikuar edhe një tur në USA, Greqi dhe Itali.

Në një intervistë për “Cineuropa” Ermali zbuloi numrin e saktë të biletave të shitura dhe si rrjedhojë edhe fitimet e filmit. Ai ka deklaruar se janë shitur 200 000 bileta deri më tani. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, nëse 1 biletë është shitur 5 euro, për rjedhorë, filmi është minimalisht 1 milion euro.

“Filmi flet për një çift që martohet, por nuk kanë para dhe pas fillimit të martesës problemet, unë jam një nga yjet e filmit, prodhuesi dhe një nga skenaristët. Tani që ne jemi duke shijuar suksesi, ‘2 mjaltë’ është filmi më i shitur në kinematë shqiptare, është duke u shitur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Austri, Gjermani dhe më vonë në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë. Janë shitur 200 mijë bileta. Yll tjetër i filmit është Elvana Gjata, një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, por edhe aktore. Unë mendoj se filmi ka qenë i suksesshëm, sepse është pjesë e tij. Buxheti i filmit ishte gati 300 mijë euro”, tha Ermal Mamaqi.

 

Burimi: Cineuropa

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Maj 2019, 20:04

I Huaji: Ti nuk di me ma lyp

Meme e krijuar nga “I Huaji” për situatën politike në vend.“I Huaji”: Ti nuk di me ma lypTirana është boshatisur për ditët e pushimit. C...