“Askush nuk i meritonte ato”, modelja Chrissy Teigen mes lotësh iu kërkon falje publikisht personave që ka bullizuar:
15 Qershor 2021, 18:16Nga DOSJA
SHBA- Modelja Chrissy Teigen ka reflektuar duke iu kërkuar falje publikisht të gjithëve për shkak të bullizmit që kishte ushtruar ndër vite online.
Teigen të hënën është rikthyer në rrjetet sociale me një postim që u dedikohet personave që ajo ka bullizuar. Modelja 38-vjeçare ndjet e turpëruar nga ajo çfarë ka bërë dhe këmbngul se ka ndryshuar.
“Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë, dhe më shumë sesa disa, të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Unë po mundohem të kontaktoj një më një të gjithë njerëzit që kam fyer. E kuptoj që ata mund të mos dëshirojnë të flasin me mua. Nuk mendoj se do të doja të flisja me mua. Por nëse ata duan të ballafaqohen me mua, unë jam këtu dhe do të dëgjoj atë që ata kanë për të thënë, ndërsa kërkoj falje mes lotësh,“- shkruanmodelja.
Pasi modelja është përballur me reagime të ashpra për ngacmimet e të famshmëve ka theksuar se tashmë ka ndryshuar.
“Thjesht nuk ka asnjë justifikim për postimet e tmerrshme në “Twitter” në të kaluarën. Askush nuk i meritonte ato. “Unë u rrita, bëra terapi, u martova, linda fëmijë, bëra më shumë terapi, përjetova humbje dhe dhimbje, provova më shumë terapi dhe më shumë jetë. Dhe më shumë terapi“,- përfundoi ajo.
SHBA- Projektuesi i njohur i modës Michael Costello ka akuzuar modelen Chrissy Teigen për bullizëm ndaj tij. Në fakt dizenjuesi Costello është një nga shumë ...
TURQI– Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku gjithmonë ka treguar se di si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj. Ajo është një ndër femrat më të ndjekura shqipt...
SHBA- Seriali ”Sex and the City’ do të rikthehet në ekran me episodet e reja. Lajmin për fansat e ka bërë të ditur aktorja Sara Jessica Parker me an...
TIRANË- Dj Sardi prej kohësh është në një lidhje dashurie me motrën e spikeres së lajmeve në Ora News. Sardi e ka pranuar publikisht lidhjen dhe herë pas h...
TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia po kërkon njërikthim e pajtin me reperin Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Në një postim në Instastory, Haxhia ka ku...
SPANJË– Aurela Hoxha është bërë mama për herë të parë. ‘Iconstyle’ bën të ditur se modelja ka sjellë në jetë një muaj më parë një djalë.Në rrjet po qarkull...
SHBA- Jennifer Lopez është fotografuar nga paparacët në kohën kur ajo kishte dalë për të bërë pazaret me vajzën e saj me të cilën ka një ngjashmëri shumë të mad...