Art&Argëtim

Enca harron sherrin e bujshëm me Noizy-n, kërkon rikthim tek reperi dhe kujton përvjetorin e bashkëpunimit të tyre: 5 vite

15 Qershor 2021, 13:58 Nga DOSJA
Enca harron sherrin e bujshëm me Noizy-n, kërkon rikthim tek reperi

TIRANË– Këngëtarja Enca Haxhia po kërkon njërikthim e pajtin me reperin Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Në një postim në Instastory, Haxhia ka kujtuar këngën e tyre të përbashkët me titullin “Boë Doën”, që sot mbush pesë vite që nga publikimi i saj.

Këngëtarja ka tentuar të etiketojë reperin, por kjo gjë ka mbetur thjesht në tentativë, pasi siç duket dyshja kanë bllokuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

“Pesë vite sot, Bow Down,”– shkruan Enca. Nga ana e Noizy-t nuk ka pasur asnjë reagim pas këtij postimi.

Dyshja nuk flasin prej më shumë se tre vitesh. Gjithçka nisi kur Noizy u shpreh se pas suksesit të Encës ishte ai dhe grupi OTR, ndërsa vetë këngëtarja e hodhi poshtë këtë deklaratë duke thënë se është “selfmade” (e bërë vetë). Replikat dhe thumbimet mes tyre nuk munguan në vazhdimësi, por sot….këngëtarja kërkon rikthim.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz enca haxhia noizy enca haxhia noizy

Sondazh

Poll