Art&Argëtim

‘Për 7 vite kam jetuar një traum të thellë’, dizenjuesi Michael Costello pjesë e listës së bullizmit nga Chri

15 Qershor 2021, 16:48 Nga DOSJA
‘Për 7 vite kam jetuar një traum të thellë’,

SHBA- Projektuesi i njohur i modës Michael Costello ka akuzuar modelen Chrissy Teigen për bullizëm ndaj tij. Në fakt dizenjuesi Costello është një nga shumë ‘viktimat’ e bullizmit nga Teigen. Dizenjuesi u përfshi në këtë situatë pasi modelja Teigen dhe stilistja e saj, Monica Rose u përpoqën të shkatërronin karrierën e tij duke e cilësuar si “racist”.

Në një postim të fundit në Instagram 38-vjeçari ka ndarë gjithçka ka përjetuar me ndjekësit e tij, duke treguar se si jetoi me vite traumën e pashëruar.

“Për 7 vitet e fundit, unë kam jetuar me një traumë të thellë dhe të pashëruar. Doja të vrisja veten dhe jam ende i traumatizuar, me depresion dhe kam mendime vetvrasjeje,”-shkroi ai.

“Si rezultat i asaj që Chrissy Teigen më bëri në 2014, nuk jam mirë. Thjesht dua që njerëzit të kuptojnë se edhe unë jam njerëzor dhe ky ishte trajtimi më çnjerëzor që është bërë ndonjëherë nga dikush që ka parë dekada duke punuar fort, duke ndërtuar një markë, të shkërohet nga një koment”, -shkroi ai duke postuar edhe foto nga biseda me modelen.

 

 

A post shared by M I C H A E L C O S T E L L O (@michaelcostello)

Michael Costello ka dashur të ndajë vetëm të vërtetën me ndjekësit e tij duke iu kërkuar të mos bëjnë komente lënduese në lidhje me situatën , pasi ai vetë po lufton për t’ harruar.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz chrissy teigen michael costello chrissy teigen michael costello

Sondazh

Poll