Art&Argëtim

Gigi Hadid flet për prindërimin dhe periudhën e shtatzanisë: U sëmura në muajin e modës, s’mund të merrja asnjë d

15 Qershor 2021, 08:49 Nga DOSJA
Gigi Hadid flet për prindërimin dhe periudhën e shtatzanisë:

SHBA– Modelja me famë botërore Gigi Hadid në një intervistë të dhënë se fundmi është shprehur rreth mënyrës së prindërimit për të cilin ajo dhe Zayn kanë një vision shumë të qartë për rritjen e vogëlushes së tyre. Gigi është shprehur se për të është shumë e rëndësishme mënyra se si do t’i shpjegojë vajzës së saj origjinën e prindërve dhe tregon se ka menduar gjatë gjithë kohës për këtë gjë.

Modelja ka treguar gjithashtu edhe për vështirësitë që ka patur gjatë shtatzanisë në lidhje me profesionin ku ajo u sëmur në muajin e modës dhe se nuk lejohej të merrte asnjë ditë pushimi. 

 “Ne mendojmë shumë dhe flasim shumë për këtë gjë si prindër dhe është diçka që është shumë e rëndësishme për ne, por është gjithashtu diçka që ne e kemi përjetuar për herë të parë vetë. Sepse të dy prindërit tanë kanë origjinën e tyre. Ne jemi brezi i parë i atyre me racë të përzier dhe ne kemi përjetuar eksperiencat e para. Kjo nuk është diçka që prindërit e mi e kanë përjetuar ose që mund të ndihmojnë mua për ta kaluar. Është diçka për të cilën unë kam menduar gjatë gjithë jetës sime. Shumë e çuditshme. Ishte shumë e çuditshme gjatë muajit të modës, kur u sëmura në fshehtësi në punë, por nuk mund të marrësh një ditë pushim gjatë muajit të modës. Thjesht duhej të hiqesha sikur nuk po ndodhte asgjë. Ose kishim një ditëlindje dhe dikush më ofroi një pije dhe unë i thashë ‘Oh, nuk do të pi këtë muaj’ ose ndonjë gjë tjetër. Dhe teksa të gjithë filluan të deheshin, unë dola jashtë,”-tregoi ajo.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz gigi hadid zayn malik gigi hadid zayn malik

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Qershor 2021, 16:52

TIRANË– Klevis Tafaj, balerini që arriti të korrë sukses në Amerikë falë mundit të tij ka zbuluar momentet e tij të vështira në emisionin “Ftesë në 5”.  Ai...