Art&Argëtim

Këngëtari Flori Mumajesi e quajti të pamerituar çmimin “New Artist” , djemtë e ‘Urban Band’ nuk mbajnë mëri: Me g

14 Qershor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Këngëtari Flori Mumajesi e quajti të pamerituar çmimin

TIRANË-  Pas përfundimit të festivalit ‘Kënga Magjike’ këngëtari Flori Mumajesi shprehu disa pakënaqësi për çmimet e ndara. Ai nuk ishte dakord me vlerësimin dhe pikët e jurisë si dhe shfaqi hapur edhe mendimin se grupi “Urban Band” të cilët fituan çmimin “New Artist” nuk e meritonin.

Djemtë e grupit “Urban Band” të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” janë shprehur se pavarësisht deklaratës nuk do të krijojnë armiqësi të kota, dhe se janë të gatshëm për një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

“Juria ka qenë mëse e vërtetë për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një këngë që kishte ritëm. Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”, – thanë ata.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz flori mumajesi grupi “urban band” kënga magjike flori mumajesi grupi “urban band” kënga magjike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Qershor 2021, 09:41

Erla pa barriera, bruto… ashtu siç është

TIRANE- Ditët e fushatës elektorale për zgjedhjet 2021 e sollën (kryesisht) në ekranin e Euronews, në panelet e diskutimeve të gjata politike. Ishte si një fill...