Art&Argëtim

U bë baba në moshën 23-vjeçare, reperi Fero zbulon kuptimin e emrit të vajzës së tij, Nina

14 Qershor 2021, 19:52 Nga DOSJA
U bë baba në moshën 23-vjeçare, reperi Fero zbulon

TIRANË- Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë një nga çiftet më të ndjekuar të showbizit shqiptar. Dyshja para 4 muajsh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë për tu bërë prindër të një vajze për herë të parë.

Reperi Fero i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur për ardhjen në jetë të vajzës së tij Nina, ku ndër të tjera ka zbuluar dhe kuptimin që ka emri i saj. Fero ka treguar se emri i vajzës është vendosur bashkarisht nga çifti gjatë kërkimit në një listë të gjatë kanë zbuluar edhe emrin që iu ka pëlqyer të dyve menjëherë.

“Emrin…kemi qenë duke parë emra, siç ndodh zakonisht. Po, kemi qenë me Arbenitën duke parë emra dhe na ka pëlqyer të dyve. S’po them as ia ka vënë Arbenita, as unë, por ia kemi vënë bashkë Nina. Po, edhe kuptimin e ka “e këndshmja”. Nina do të thotë “e këndshme”, – tha Fero.

Pas shumë kohësh pa publik në studio Fero u mbështet nga miqtë e bashkëpunëtorët e tij të cilët ishin të pranishëm fizikisht.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arbenita ismajli emisioni “rudina” reperi fero arbenita ismajli emisioni “rudina” reperi fero

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Qershor 2021, 16:52

TIRANË– Klevis Tafaj, balerini që arriti të korrë sukses në Amerikë falë mundit të tij ka zbuluar momentet e tij të vështira në emisionin “Ftesë në 5”.  Ai...

Art&Argëtim 14 Qershor 2021, 09:41

Erla pa barriera, bruto… ashtu siç është

TIRANE- Ditët e fushatës elektorale për zgjedhjet 2021 e sollën (kryesisht) në ekranin e Euronews, në panelet e diskutimeve të gjata politike. Ishte si një fill...